Tech

Facebooku mbyll llogarinë kineze që qëndronte prapa dezinformatave të biologut të rremë

Facebooku ka mbyllur një rrjet kinez dezinformimi që tentoi të përhapte pretendime për koronavirusin duke përdorur një biolog të rremë zviceran.

Meta, organizata bazë e Facebook dhe Instagram, tha se kishte mbyllur më shumë se 600 llogari, të cilat sipas saj përfshinin një "grup të koordinuar" punonjësish të shtetit kinez.

Meta tha se rrjeti u fokusua te një biolog i rremë zviceran i quajtur Wilson Edwards, i cili u shfaq për herë të parë në 24 korrik 2021, duke pretenduar në postimet në Facebook dhe Twitter se Shtetet e Bashkuara po i bënin presion Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të fajësuar Kinën për virusin. Brenda një jave, mediat shtetërore kineze, përfshirë Global Times dhe People's Daily, botuan tituj të lidhur me postimet e Edwards për "frikën" e SHBA-së, raporton Guardian.

Meta tha se rrjeti kinez i dezinformatave “i përhapur dhe i pasuksesshëm” synonte audiencën në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe audiencat kineze në Tajvan, Hong Kong dhe Tibet. Ai hoqi 524 llogari në Facebook, 20 faqe, katër grupe dhe 86 llogari në Instagram, për të cilin Meta tha se ishin të lidhura me individë në kompanitë shtetërore kineze të infrastrukturës në mbarë botën.