Konglomerati japonez Toshiba ka konfirmuar planet për të ndarë kompaninë në tre biznese të veçanta.
Toshiba tha se të tri kompanitë do të fokusohen në infrastrukturë, gjysmëpërçues dhe pajisje.
Kompania është nën presion në rritje nga investitorët aktivistë për të bërë ndryshime që nga një skandal në vitin 2015.
Toshiba pret të përfundojë riorganizimin deri në gjysmën e dytë të 2023-s, shkruan BBC.
Toshiba është një nga firmat më të vjetra dhe më të mëdha të Japonisë, me divizione që variojnë nga elektronika e shtëpisë deri te stacionet e energjisë bërthamore.