Snapchati shënoi një rritje me më shumë se 20% pasi shërbimet e Facebookut ranë për 6 orë me radhë ditën e hënë.
Facebooku fajësoi një konfigurim të gabuar rrjeti që rrëzoi aplikacionet e veta si Messenger, Instagram dhe WhatsApp dhe lënë 2.7 miliardë përdorues në ditë në terr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj kohe, Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Twitter dhe TikTok u rrit gjithashtu.
Ndërprerja e shërbimit goditi bizneset e vogla dhe i dha shansin rivalëve, kritikëve madje edhe ligjvënësve në vende të ndryshme të botës të hedhin dyshime mbi fuqinë që Facebook ka, një monopol që duhet rrëzuar.
Themeluesi i Telegram ka thënë se platforma e tij shtoi 70 milionë përdorues. Signal ishte aplikacioni numër një në Poloni dhe renditej në 10 vendet e para në 35 vende të botës.
Alternativa si Telegram dhe Signal që janë shumë të ngjashme me WhatsApp, historikisht kanë shënuar rritje sa herë që shërbimet e Facebookut pësonin ndërprerje edhe pjesa më e madhe e tyre rikthehej tek aplikacionet e Facebookut sapo ishin online.
Sensor Tower deklaroi se krahas Snapchat, përdorimi Telegram u rrit me 18%, Signal me 15%, Twitter me 11% dhe TikTok me 2%.