Shefi i një prej firma më të mëdha në Rusi për siguri kibernetike, është arrestuar me dyshime për tradhti shtetërore, njofton BBC.
Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar 35-vjeçarin Ilya Sachkov që të mbahet në paraburgim për dy muaj, por nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për akuzat.
Një burim i ka thënë agjencisë ruse “Tass” se Sachkov ka mohuar se ka dorëzuar informata sekrete te shërbimet e huaja të inteligjencës.
Sachkov më herët ishte shpërblyer nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për punën e bërë.
Kompania e tij, Group – IB, është e specializuar në detektimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike dhe në mesin e klientëve të tij është edhe Interpoli.