Tech

Xiaomi rikthehet në biznesin e tabletëve

 

Xiaomi rikthehet në botën e tabletëve me prezantimin e Xiaomi Pad 5. Tableti i fundit që kompania prezantoi ishte Mi Pad 4 në 2018-n.

Ky tablet do të jetë në shitje në tregjet evropiane të kompanisë. Ka një ekran 11-inç WQHD+ 120Hz, 6GB RAM dhe procesorin Snapdragon 860, një version i përmirësuar i Snapdragon 855 nga 2019-ta.