Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iOS 15 mund të shkarkohet nga 20 shtatori

Kompania teknologjike, Apple, ka thënë se versioni i ardhshëm i iOS do të jetë i disponueshëm së shpejti.

Përdoruesit e iPhone do të mund të përditësojnë në iOS 15 nga data 20 shtator. Kompania prezantoi për herë të parë iOS 15 në qershor në konferencën WWDC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshimi më i madh i iOS 15 është një modaliteti i ri “Focus Mode.” Përveç “Dont Disturb” përdoruesit mund të konfigurojnë modalitete të ndryshme ku të përzgjedhin cilat njoftime nga cilat aplikacione duan.

Për shembull përdoruesit mund të krijojnë modalitete pune e gjumi.

Funksionalitetet e reja të iOS 15 janë të shumëllojshme siç është aplikacioni i ri i motit, hartat e përditësuara Apple Maps, një version i përmirësuar FaceTime e shumë të tjera.

Safari vjen me një pamje të re e cila në fillim u konsiderua kontroverse. Apple ka dëgjuar ankesat e përdoruesve dhe ka përmirësuar Safarin.

Versioni i ri i iOS gjithashtu skanon fotot për tekst. Quajtur Live Text, përdoruesit mund të kopjojnë e ngjisin tekstin e fotove.

Për të shkarkuar iOS 15 duhet të keni të paktën një iPhone 6S ose më të fundit, çdo model iPhone SE dhe iPod Touch.