Tech

Facebooku dhe Google-i i obligojnë punëtorët që të vaksinohen

Google dhe Facebook janë bërë të mërkurën dy prej firmave më të mëdha që kanë deklaruar se do të kërkojnë nga punonjësit e tyre që kthehen në zyre, që të vaksinohen kundër COVID-19 para rikthimit.

Në një letër elektronike për stafin, themeluesi i Google-it Sundar Pichai ka deklaruar se politika do të ndryshojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javëve të ardhshme duke u kërkuar çdo herë e më shumë vaksinimi.

“Vaksinimi është një prej rrugëve më të rëndësishme për të mbajtur vetën dhe komunitetin përreth të shëndoshë, në muajt në vijim”, ka thënë Pichai.

Edhe zëvendëspresidenti i Facebook-ut, Lori Goler ka thënë se punonjësit që kthehen për të punuar në kampuset e kompanisë në SHBA duhet të jenë të vaksinuar.

Facebooku planifikon të ketë një “proces të atyre që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore ose të tjera dhe do të vlerësojë qasjen në rajone të tjera ndërsa situata evoluon”, ka thënë Goler në qëndrimin e tij.

Shumë kompani të mëdha nëpër botë janë duke e shqyrtuar ende se si t’i rikthejnë në zyrë punonjësit në mënyrë të sigurtë, pas afërsisht 16 muajve që janë duke punuar nga shtëpitë.