Tech

15 minutat e fundit të historisë së kërkimit në Google mund të fshihen automatikisht me opsionin e ri

Google po lanson një veçori të re për privatësinë gjatë kërkimit, sipas së cilës ju lejon të fshini menjëherë 15 minutat e fundit të historisë së kërkimit në telefon, njoftoi kompania.

Opsioni për të fshirë 15 minutat e fundit të historisë së kërkimit është aktualisht i disponueshëm vetëm në aplikacionin iOS të Google dhe do të jetë edhe në Android më vonë këtë vit. Në kompjuter, opsionet për të fshirë kërkimet që bëni në Google janë të kufizuara ku u lejon që historinë e kërkimit ta vendosni për ta fshirë automatikisht çdo tre, 18 ose 36 muaj (18 muaj është parazgjedhja për llogaritë e reja), ose fshirja e kërkimeve vetë nga personi, një nga një, raporton The Verge.

Shtimi i një mënyre për të fshirë menjëherë historinë tuaj është e shkëlqyeshme për qetësinë mendore dhe për kohën që kanë shpenzuar njerëzit deri tash duke i fshirë ato. Ai mund të shihet si një buton urgjence për kërkime private apo çfarëdo. Nëse preferoni thjesht të siguroni kërkimet tuaja nga sytë kureshtarë, por jo nga Google, në vend se t'i fshini ato, Google gjithashtu ofron mundësinë për të mbrojtur fjalëkalimin e historisë tuaj të kërkimit.