Tech

Instagrami po i jep prioritet videove

 

Si shumë kompani të tjera, edhe Instagrami po përgatitet për përfshirje të gjerë të videos, ka thënë kreu i platformës, Adam Mosseri.

Pasi TikToku dhe Youtube kanë parë sukses të madh me përmbajtjen e videove, ata kanë dalë si konkurrentë seriozë për Instagramin. Si përgjigje ndaj kësaj, Mosseri ka thënë se Instagrami planifikon të zbatojë disa iniciativa për ta mbajtur veten në rangun e aplikacioneve tjera të njohura, duke përfshirë kështu eksperimentimin që të jenë të mundshme për t’u parë videot në ekranin e plotë të telefonit.