Tech

Bendi muzikor “Easy Life” koncert virtual në Fortnite

Bendi muzikor “Easy Life” në Britaninë e Madhe është duke organizuar një koncert vitual në arenën O2 në Londër.

Kjo do të bëhet duke përfshirë edhe lojën e njohur Fortnite, ku pjesëmarrësit përveç që do ndëgjojnë hitet e grupit, do kenë mundësinë edhe të marrin pjesë në videolojën e Epic Games.

Ata kanë thënë se kombinimi i muzikës live dhe lojës do të jetë një gjetje e mirë dhe se pjesëmarrës mund të jenë të gjithë përdoruesit e kësaj loje.