Tech

Lansohet zyrtarisht Windows 11

Gjiganti teknologjik, Microsoft, ka lansuar zyrtarisht sistemin e ri operativ, Windows 11. Fokusi i madh në sistemin e ri është thjeshtimi i ndërfaqes së Windowsit, një dyqan të ri të Windowsit, dhe përmirësime në performancë e gjithanshmëri.

Windows 11 ka një menu të re të Startit, buton të përditësuar të Startit dhe të dyja janë të vendosura në qendër të shiritit kryesor. Kjo veçori ngjan me Windows 10X, i cili pati dështuar.

Windows 11 do të jetë falas për t’u ngarkuar për përdoruesit e Windows 10, kur ai të jetë në dispozicion për përdorim.

Ai pritet të lansohet kah fundi i vitit.