Gjiganti teknologjik, Microsoft, ka lansuar zyrtarisht sistemin e ri operativ, Windows 11. Fokusi i madh në sistemin e ri është thjeshtimi i ndërfaqes së Windowsit, një dyqan të ri të Windowsit, dhe përmirësime në performancë e gjithanshmëri.
Windows 11 ka një menu të re të Startit, buton të përditësuar të Startit dhe të dyja janë të vendosura në qendër të shiritit kryesor. Kjo veçori ngjan me Windows 10X, i cili pati dështuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWindows 11 do të jetë falas për t’u ngarkuar për përdoruesit e Windows 10, kur ai të jetë në dispozicion për përdorim.
Ai pritet të lansohet kah fundi i vitit.