Tech

Kina me sukses nis tre astronautë në hapësirë

Kina ka nisur një mision në hapsirë, të parin në pesë vjetët e fundit.

Shteti kinez ka dërguar tre astronautë në orbitë për të filluar jetën në stacionin e ri hapësinorë të shtetit.

Tre astronautët pritet të qëndrojnë tre muaj në qendrën hapësinore që gjendet 380 kilometra mbi tokë.

Lansimi i kësaj anijeje është një tjetër shenjë e rritjes së kapaciteteve kineze, të afta për të pushtuar edhe hapësirën.