Tech

Zuckerbergu po ua mundëson punëtorëve të tij që të punojnë nga shtëpia

 

Facebooku është duke u mundësuar punëtorëve të tij më shumë fleksibilitet në punë dhe themeluesi i kësaj platforme, Mark Zuckerberg, pritet të krijojë shembull në këtë drejtim.

Zuckerberg u ka bërë të ditur punonjësve të tij se ai po planifikon të punojë nga distanca për të paktën gjysmën tjetër të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur për CNN-in një prej zëdhënësve të kompanisë.