Tech

Inteligjenca artificiale e dallon depresionin edhe te zëri

Është prezantuar softueri i bazuar në inteligjencën artificiale i cili “dëgjon” depresionin në zërat e njerëzve duke i lejuar ata të diagnostikojnë dhe paralajmërojnë në kohë kur çrregullimet depresive kanë arritur nivele të rrezikshme.

Kjo risi e teknologjisë u paraqit në takimin e 180-të të Shoqërisë Akustike të Amerikës, nga Carol Espy-Wilson, nga Universiteti i Merilandit.

Algoritmi ndjen depresionin në ngadalësinë e zërit të individit: çrregullimet depresive në fakt shoqërohen me një ngadalësim psikomotor të personit që ndikon edhe në zë, me fjalë të thëna më me ngadalë dhe me më shumë pauza gjatë frazimit.

Softueri do të mund të shkarkohet si një aplikacion në telefon për të monitoruar gjendjen tuaj shpirtërore në jetën reale.

Në mënyrë ideale, terapistët do të japin aplikacionin për pacientët e tyre me depresion gjatë periudhave kur kanë nisur simptomat e tyre dhe do të mund në këtë mënyrë ta ndjekin atë.

”Në këtë mënyrë ne mund të ndërhyjmë në kohë kur depresioni rritet në nivele të rrezikshme”, shpjegon autori i studimit Espy-Wilson. \ atsh