Google mund të jetë tërhequr nga planet për një orë të mençur Pixel, por telefoni i palosshëm me të njëjtin emër është rrugës.
Sipas “TheElec”, Samsungu sivjet do të nisë prodhimin e paneleve për ekranet e telefonave të palosshëm për Googlen, Vivon e Xiaomin. Të tri kompanitë pritet që t’i lansojnë sivjet pajisjet.
Google nuk i ka mbajtur sekret ambiciet për telefonin e palosshëm. Më 2019, ajo pati publikuar aplikimin për patentë për ekranet e palosshme dhe ka pranuar se po i provonte qe një kohë.
Sipas raportimeve, ekrani i telefonit të palosshëm do të jetë me madhësi 7.6-inç.