Tech

Franca gjobit me 220 milionë euro Googlen

FOTO: AP
 

Mbikëqyrësi anti-konkurrencë i Francës vendosi të hënën të gjobisë Googlen me 220 milion euro për abuzimin e "pozitës së saj dominuese" në biznesin e reklamave në internet, një veprim i paparë, ka thënë organi.

Praktikat e përdorura nga Google "janë veçanërisht serioze sepse penalizojnë konkurrentët e Google" në tregje të caktuara dhe aplikacioneve mobile, thuhet në deklaratën nga Autoriteti i Konkurrencës.