Tech

Trumpit s’do t’i lejohet kthimi në Facebook edhe dy vjet

Gjiganti Facebook do të pezullojë llogaritë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, edhe për dy vjet të tjerë, pas gjetjeve që kanë treguar se ai kishte nxitur dhunë para kryengritjes së përgjakshme të 6 janarit.

Nënkryetari i Facebookut, Nick Clegg, ka bërë të ditur se pas kësaj periudhe kompania do të rishikojë me ekspertët e saj nëse rreziku ndaj sigurisë publike është eliminuar.

Facebooku ka njoftuar gjithashtu se planifikon që t’u japë fund politikave të avancuara nga shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg, që i përjashtojnë automatikisht politikanët nga rregullat për ndalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe abuzimeve.

Kompania ka njoftuar se kurrë nuk e ka zbatuar këtë politikë për Trumpin.