Tech

Twitteri bllokon llogarinë e cila shpërndante postimet nga ueb faqja e Trumpit

Descriptive Text

Twitteri ka suspenduar një llogari e cila po injoronte ndalesën që platforma i kishte vënë ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke shpërndarë postimet që ai publikonte në ueb faqen e tij.

Lëvizja ka ardhur si përpjekje e e Twitterit për të ndaluar çdo qasje të Trumpit në platformën e tij që nga fillimi i janarit të këtij viti, për shkak të nxitjes së dhunës në Kongresin Amerikan.

Llogaria e cila kishte nisur të shpërndante deklaratat e Trumpit, është suspenduar brenda pak orësh.

Ndërkohë, të mërkurën, edhe Bordi Mbikëqyrës i Facebookut ka mbështetur vendimin e platformës për të pezulluar llogarinë e Donald Trumpit pas trazirave në SHBA.