Tech

Hakerët krijojnë qasje në të dhënat e më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebookut

Hakerët krijojnë qasje në të dhënat e më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebookut
Foto: AP
 

Informata të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebookut janë bërë të qasshme për hakerët, është bërë e ditur.

Të dhënat e ekspozuara tashmë përfshijnë informatat personale të më shumë se 533 milionë përdoruesve të Facebookut nga 106 shtete të ndryshme, shkruan The Independent, transmeton Koha.net. Në mesin e të dhënave janë numrat e telefonit, ID-të e Facebookut, emrat e plotë, lokacionet dhe në disa raste edhe adresat elektronike të përdoruesve.