Tech

Gjykata ruse dënon Twitterin pasi nuk kishte fshirë përmbajtjet e ndaluara

Gjykata ruse dënon Twitterin pasi nuk kishte fshirë përmbajtjet e ndaluara
Foto: AFP
 

Një gjykatë në Rusi ka gjobitur të premten platformën Twitter me 42.011 dollarë për shkak të dështimit për të fshirë atë që autoritetet ruse e kanë cilësuar përmbajtje të ndaluar.

Moska ka bërë të ditur muajin e kaluar se ka ngadalësuar shpejtësinë e twitterit në Rusi ndërkohë që më 16 mars kishte kërcënuar me ndalim të këtij rrjeti social për shkak të përmbajtjeve, duke filluar nga pornografia me fëmijë e deri tek abuzimet me droga.