Tech

Të gjitha pajisjet e reja në Rusi duhet të jenë të para-instaluara me softuer rus

Descriptive Text

Autoritetet ruse po kërkojnë që të gjitha pajisjet, përfshirë smartfonët, kompjuterët dhe televizorët e mençur në Rusi, të kenë të para-instaluar një softuer rus, në atë që disa vendas e quajnë “ligj kundër Applet”, shkruan “Business Insider”.

Ky vendim ka hyrë në fuqi të enjten, duke u aplikuar nga pajisjet që blihen atë ditë e tutje.

Rusia e sheh këtë si mënyrë për të ndihmuar kompanitë e softuerëve në Rusi që të garojnë me ato ndërkombëtare.

Shumë në Rusi këtë po e quajnë “ligj kundër Applet”.

Por, Apple është pajtuar muajin e kaluar që të lë gjithë njerëzit të instalojnë softuer rus kur telefonët të përgatiten për përdorim.

Kompania ka thënë se do të ofrojë aplikacione nga zhvilluesit rusë të softuerëve për përdoruesit ndërsa fillojnë të aktivizojnë dhe instalojnë telefonin e ri. Por, është thënë se gjithë aplikacionet duhet të kontrollohen për t’u siguruar se plotësojnë standardet e Applet që i ka sa i përket politikave të privacisë dhe sigurisë.

Kjo nënkupton se përdoruesit mund të zgjedhin aplikacione ruse para atyre të huaja kur e bëjnë përgatitjen e telefonit të ri.

Rusia është munduar të godasë kompanitë teknologjike amerikane në vitet e fundit dhe të forcojë kompanitë vendore.