Tech

Rusia ngadalëson Twitterin për shkak se nuk i largoi “përmbajtjet e ndaluara”

Rusia ngadalëson Twitterin për shkak se nuk i largoi “përmbajtjet e ndaluara”
 

Vëzhguesit e mediave ruse kanë bërë të ditur se shteti është duke e zvogëluar shpejtësinë e platformës Twitter, duke akuzuar kompaninë amerikane se ka dështuar të largojë 3000 postime që janë të lidhura me vetëvrasjet, drogën dhe pornografinë.

Lëvizja ka ardhur si masë për të mbrojtur qytetarët rusë, ka deklaruar Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Teknologjisë së Informimit dhe Mediave, Roskomnadzor, raporton BBC.