Tech

Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve

Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve
 

Një defekt në Instagram ka fshehur pëlqimet për disa prej përdoruesve të tij, pasi kompania aksidentalisht kishte tejzgjatur një testim të veçorisë së re.

“Kemi qenë duke e testuar një veçori të fshehjes së pëlqimeve nëpër postime”, ka thënë një zëdhënës i Facebookut, që ka nën pronësi Instagramin, për CNN-in. “Jo qëllimisht kemi shtuar më shumë njerëz në testime, që ishte një defekt – jemi duke përmirësuar gabimin dhe po mundohemi të kthejmë pëlqimet sa më shpejt që të jetë e mundshme”.