Tech

Bill Gates shpjegon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates shpjegon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone
 

Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Ajo që vlen për të, shpjegoi Gates, është se prodhuesit e Android janë “më fleksibël” me integrimin e softuerit.

Gates edhe më herët publikisht ka deklaruar se është përdorues i Android, por u pyet sërish nëse ka ndryshuar preferencë.