Kriptovaluta “Dogecoin” ka një fans të rëndësishëm – Elon Musk, i cili ka më së shumti para në planet.
Me 45 milionë ndjekës në Twitter, Musk ia ka bërë një favor të madh kësaj valute digjitale.
Një seri e postimeve gjatë natës ka bërë që “Doge” të rritet për 50 për qind në vlerë të enjten.
Në postimin e parë ai shkroi shkurt “Doge”. Ky postim u ndoq me disa të tjerë që e çuan vlerën e valutës në pesë centë, nga tre sa ishte para postimeve të tij.
Kjo s’është hera e parë që llogaria e tij ka ngritur vlerën e “Dogecoinit”. Në një postim në dhjetor ai kishte shkruar vetëm “Doge” dhe ngriti vlerën e valutës për 20 për qind.
Pak ditë më parë, një postim i Muskut ia shtoi vlerën edhe kriptovalutës më të madhe, Bitcoin.
-
“Dogecoin” mori hov pasi Trumpi fitoi zgjedhjet në SHBA
-
Doge – nga kriptovalutë në politikë përmes Elon Muskut
-
Dogecoin: Shakaja më e çmueshme e botës
-
Musk pyet fansat nëse Tesla duhet të pranojë “Dogecoin” për vetura
-
Mbështetja e Trump për monedhat “meme” prish atmosferën në industrinë e kriptovalutave