Tech

Shpërthen rrjeti social me emrin e filmit shqiptar që fitoi në “Sundance”

Shpërthen rrjeti social me emrin e filmit shqiptar që fitoi në “Sundance”
 

Rrjeti social me emrin “Hive” është trendi më i ri në internet. Platforma teknologjike, që ngjan me Instagramin, ka shpërthyer të mërkurën, pak pasi filmi shqiptar “Zgjoi” – në anglisht “Hive” – mori tre çmime të rëndësishme në festivalin prestigjioz “Sundance Film”

Aplikacioni s’është i ri. Ai funksionon nga viti 2019, por në llogaritë e tij në rrjetet tjera sociale “shpërthimin” e përjetoi pasi filmi shqiptar shijoi triumfet historike. Të mërkurën, rrjeti social njoftoi në Twitter se i shtoi 130 mijë përdorues për vetëm pak orë. Krejt kjo ndodhi pasi filmi shqiptar “Zgjoi” – anglisht “Hive” – fitoi Çmimin e Jurisë, atë të Regjisë më të mirë dhe të Audiencës.