Përderisa përditësimi i ri i sistemit operativ të Applet, iOS14, solli shumë risi tek iPhone, ka një veçanti “sekrete” që pas disa muajsh ka nisur të bëhet virale. Logoja shkëlqyese e kompanisë në pjesën e pasme të iPhonet del se bën shumë më shumë se vetëm që të duket bukur.
Përmes veçorive në “Accessibility” te “Settings” në telefonat e rinj që kanë edhe sistemin e ri operativ, u mundësohet përdoruesve të kryejnë disa funksione përmes shtypjes dy apo tri herë të logos prapa në telefon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë veçanti, një video e postuar në Instagram është bërë virale. Ajo shpjegon se si çdo iPhone më i ri se gjenerata 8 mund të kryejë funksionet përmes qasjes në “Back Tap” tek “Accessibility”.
Ndër shumë veçoritë që mund të kryhen aty është ‘screenshoti’, ndezja e llampës, hapja e Sirit dhe shumëçka tjetër.