Tech

Paditen Apple dhe Google për fshirje të video-lojës Fortnite

Paditen Apple dhe Google për fshirje të video-lojës Fortnite
 

Kompania e video-lojërave, Epic Games, ka filluar veprimet ligjore ndaj Apple dhe Googles. Këto veprime i ka marrë pasi dy kompanitë kanë fshirë lojën Fortnite nga aplikacioni për smartphone.

Epic Games pretendon se rregullat e dy gjigandëve teknologjikë janë në kundërshtim me ligjet e konkurrencën në Mbretërinë e Bashkuar. Në anën tjetër, Apple dhe Google thonë se Epic Games ka thyer termat dhe kushtet e tyre duke u përpjekur t’i anashkalojnë sistemet e tyre të pagesave, njofton bbc.