Tech

Evropa u shpëton shtrëngimit të masave për përdorim të WhatsApp-it

Descriptive Text

Me mbi dy miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën, WhatsApp është një nga aplikacionet më popullore. Por, me ndryshimet e fundit të politikës së privatësisë, ky aplikacion ka mërzitur përdoruesit e tij. Nga 8 shkurti, përdoruesit nuk do të lejohen të kenë akses nëse nuk pranojnë që të dhënat e tyre t’i ndajnë me Facebookun. Përjashtim do të bëhet për Evropën.

“Si pjesë e kompanive Facebook, WhatsApp merr informacion dhe ndan informacion me kompanitë e tjera të Facebookut. Ne mund të përdorim informacionin që na japin ata dhe ata mund të përdorin informacionin që ne u japim”, thuhet në një nga pikat e politikës së re të privatësisë, përcjell a2news.

Facebooku nuk do të jetë në gjendje që të lexojë mesazhet, por vetëm se kujt po i shkruani mesazh.

Disa përdorues shkruan në Twitter se do ta fshijnë këtë aplikacion menjëherë: “Koha për të fshirë Facebook, Messenger, Instagram, dhe WhatsApp. Gati për të emigruar në Telegram, Signal dhe Twitter”.