Një e katërta e përdoruesve të rrjetit social Facebook ka hequr këtë aplikacion nga celulari.
Kjo përqindje shkon në 44 mes të rinjve, një fenomen që ka lindur nga shqetësimi mbi privatësinë.
Konfirmimi vjan nga Pew Research Center, sipas së cilës 74% e përdoruesve kanë marrë masa mbrojtëse.
“Ka diferenca në moshë lidhur me përdoruesit që kanë marrë masa mbrojtëse. Është interesante të vësh re se 44% e përdoruesve mes moshës 18-29 vjeç kanë hequr aplikacionin, thënë ndryshe katër herë më shumë nga përdoruesit e moshës mbi 65 vjeç. Vetëm një e treta e mbi 65-vjeçarëve ka ndryshuar impostimet, ndërkohë që këtë e kanë bërë 64% e më të rinjve”, thonë autorët e studimit nga Pew Research Center.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Studim amerikan: Të rinjët po flenë më pak, rrjetet sociale po ua “vjedhin” gjumin
-
Rrjetet sociale burim kryesor i informimit te të rinjtë në SHBA, televizioni te të moshuarit
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç