Çmimi i Bitcoinit, kriptomonedha e parë e decentralizuar, tejkaloi sot 19800 dollarë për herë të parë që nga krijimi i saj 11 vjet më parë, i rritur nga përdorimi i tij gjithnjë e më i përhapur dhe nga oreksi i rrezikut në tregjet.
“Rreth orës 3:20 pasdite, çmimi i bitcoin u rrit me 8,2% në 19881 dollarë, pasi kishte kapërcyer nivelin e tij të mëparshëm i arritur më 18 dhjetor 2017 me 19511 dollarë”, njoftoi agjencia Bloomberg, sipas të dhënave të mbledhura nga disa shkëmbime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBitcoin është rritur me 175% që nga fillimi i vitit, me një rritje prej më shumë se 40 % që nga 21 tetori, kur gjiganti i pagesave në internet Paypal njoftoi se po fillonte një shërbim të blerjes, shitjes dhe pagesave me kriptovalutë.
“Po lëvizim në ujëra të paeksploruar nga çmimet dhe kjo rritje e vogël mund ta çojë çmimin edhe më lart”, tha Craig Erlam, analist në Oanda.
I krijuar nga persona anonimë si një mjet pagese i decentralizuar dhe i miratuar nga investitorë të aftë në investime alternative, bitcoin ka parë ngritje të tjera spektakolare dhe kulme po aq marramendëse.