Tech

Facebooku akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Facebooku akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Më shumë se 200 mbikqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë dhe kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe sigurisë.

Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebooku "po rrezikonte pa nevojë" për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose të lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia.