Tech

Microsoft çaktivizon një rrjet masiv kompjuterësh të kriminelëve kibernetikë

Microsoft çaktivizon një rrjet masiv kompjuterësh të kriminelëve kibernetikë

Kompania Microsoft tha të martën se kishte çaktivizuar më shumë se 90 për qind të pajisjeve të përdorura nga një bandë kriminelësh kibernetikë rusishtfolës, sepse ajo kontrollonte një rrjet masiv kompjuterash me potencial për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Me ndihmën e një numri urdhrash gjyqësorë amerikanë dhe marrëdhënieve me kompani teknologjike në vendet e tjera, Microsoft tha se fushata e saj njëjavore kundër bandës që drejtonte rrjetin “Trickbot” po shkonte drejt eleminimit të një burimi të mundshëm të ndërhyrjes dhe dëmtimit të procesit të votimit më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara.