Tech

“Microsoft” e blen “ZeniMax Median” për 7,5 miliardë dollarë

Descriptive Text

Nju Jork, 22 shtator – Microsoft njoftoi dje se ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë për 7,5 miliardë dollarë “ZeniMax Median”, kompania mëmë e botuesit të videolojrave “Bethesda Softworks”, krijues i lojërave “Fallout” dhe “Star Trek”.

“Duke përvetësuar një nga zhvilluesit dhe botuesit privatë më të mëdha të lojërave në botë, së bashku me “The Elder Scrolls” dhe “Fallout” ndër shumë të tjerë, “Bethesda Softworks” sjell në XBox një portofol mbresëlënës lojrash dhe teknologjish”, tha Microsoft në një deklaratë.

Kjo blerje në shkallë të gjerë, e cila vjen pak para hedhjes në treg të levave të reja komanduese “Microsoft XBox”, forcon ndjeshëm pozicionin e gjigantit kompjuterik në botën e videolojrave/AFP.