Komisioni Federal i Komunikimit – FCC ka thënë se mund të kushtojë rreth 1.8 miliardë dollarë për të larguar dhe zëvendësuar pajisjet Huaweit dhe ZTE-së që janë në rrjetin e telekomunikacionit në SHBA, shkruan Cnet.
Në qershor, FCC zyrtarisht i kishte klasifikuar këta dy gjigantë kinezë të teknologjisë si kërcënues të sigurisë kombëtare, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Donald Trump në mars gjithashtu kishte nënshkruar një legjislacion që u ndalonte transportuesve që të përdorin fondet qeveritarë për të blerë pajisje të rrjetit nga Huawei dhe ZTE.
SHBA-ja, Britania dhe Australia e kanë ndaluar Huawein që të sjellë teknologjinë 5G për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë. Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe India.
Gjithashtu në marrëveshjen e nënshkruar dje në Washington edhe Kosova e Serbia janë pajtuar që të mos e përdorin rrjetin 5G.