Tech

Punëtorët amerikanë të TikTok-ut të gatshëm të përballen me Trumpin në gjykatë

Punëtorët amerikanë të TikTok-ut të gatshëm të përballen me Trumpin në gjykatë

Rrjeti social TikTok dhe punonjësit amerikanë të aplikacionit po planifikojnë ta çojnë administratën e presidentit Donald Trump në gjykatë pas kërcënimeve të tij se do ta ndalojë funksionimin e tij.

Trump javën e kaluar ka urdhëruar ndalimin gjithëpërfshirës në SHBA pasi tha se paraqet kërcënim për sigurinë nacionale të vendit, politikën e jashtme dhe ekonominë. Urdhri i tij pritet të hyjë në fuqi në shtator, por mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me 100 milionë përdoruesit e SHBA-së, shumë nga ta adoleshentë.