Tech

Xiaomi zbulon televizorin tërësisht transparent

Prodhuesi gjigant kinez i teknologjisë, Xiaomi, sot ka zbuluar televizorin e ri të quajtur Mi TV Lux OLED Transparent Edition.

Siç sugjeron emri dhe fotografia, ky televizor është tërësisht transparent, shkruan ubergizmo, transmeton KOHA. Kjo nënkupton se kur nuk përdoret, në thelb duket sikur një kornizë e varur në murin tuaj ose e vendosur në tavolinën e televizorit. Kur ndizet, Xiaomi thotë se shfaq një iluzion të imazheve duke lundruar në ajër.

Nuk dihet se si do të duket në jetën reali ky televizor i ri, por kjo nuk është saktësisht teknologji re. LG është duke punuar në ekrane transparente qe një kohë dhe i ka paraqitur ato në ngjarjen CES.

Xiaomi Mi TV Lux OLED Transparent Edition do të përdorë panelet 55-inçësh të LG-së dhe specifikat tjera përfshijnë shkallën e rifreskimit prej 120Hz, thellësinë e ngjyrës prej 10-bit, si dhe kohën e përgjigjes prej 1ms.

Gjiganti kinez, po ashtu, televizorit të ri ia ka vënë çmimin prej rreth 6,000 euro. Gjithashtu, nuk dihet në Xiaomi do ta lansojë Mi TV Lux OLED Transparent Edition edhe jashtë Kinës.