Google të martën ka shpalosur “Nearby Share”, një teknologji e re për telefonat Android duke ua lehtësuar përdoruesve dërgimin e fotografive, fajleve, vegëzave e të tjera tek telefonat tjerë Android që gjenden afër. Kjo është e ngjashme me opsionin “AirDrop” të Applet në iPhone, Mac e iPad.
Apple kishte lansuar “AirDropin” më 2011.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është teknologji e preferuar kur njerëzit kanë për t’i dërguar dikujt që po qëndron afër përmbajtje të madhe apo që ishte e vështirë të dërgohej me e-maile.
Veçoria do të nisë së funksionuari në pajisjet Android duke nisur nga e marta, me “Google Pixel” dhe telefonat e Samsungut, si të parët që marrin veçorinë. Bëhet fjalë për pajisjet me sistemin Android 6.0 ose më të ri.
Për ta përdorur këtë duhet të zgjidhet përmbajtja që doni ta shpërndani dhe të zgjidhet opsioni i bartjes “së afërme”. Google ka thënë po ashtu se mund të dërgohen përmbajtje në formë anonime apo të bëni veten të padukshëm, nëse nuk dëshironi të merrni pajisje.
Sipas kompanisë, kjo do të jetë në dispozicion edhe për Chromebooks në muajt e ardhshëm.