Tech

Trumpi do të marrë masa ndaj softuerëve kinezë

Trumpi do të marrë masa ndaj softuerëve kinezë
Foto: AP

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të marrë masa ndaj asaj që e sheh si kërcënim të sigurisë kombëtare që paraqitet nga softuerët e lidhur me Partinë Komuniste të Kinës, ka thënë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, të dielën.

Komentet e Pompeos erdhën pas raportimeve se Microsofti është në bisedime të avancuara për të blerë operacionet e TikTokut në SHBA, platformë e cila ka qenë burim i censurës dhe brengave për sigurinë kombëtare edhe nga administrata e Trumpit, shkruan AP, transmeton KOHA.