Tech

Parlamenti turk miraton legjislacionin për kontrollim të rrjeteve sociale

Parlamenti turk miraton legjislacionin për kontrollim të rrjeteve sociale
Foto: Ilustrim

Parlamenti i Turqisë ka miratuar të mërkurën legjislacionin për rregullim të rrjeteve sociale siç janë Twitter dhe Facebook, duke detyruar këto të fundit të veprojnë në përputhje me kushtet e ashpra, apo në të kundërtën do të gjobiten apo do t’iu kufizohet aktiviteti.

Sipas legjislacionit, kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter duhet të kenë zyrat e tyre përfaqësuese në Turqi për të trajtuar ankesat kundër përmbajtjes në këto platforma.