Tech

iPhone 12 i ri në treg deri në fund të vitit

Telefoni i ri i Apple është më afër se kurrë, sepse iPhone 12 dhe iPhone12 Pro pritet të dalin në treg brenda disa muajve. Zakonisht iPhone i ri del në muajin shtator, por për shkak pandemisë mund të presim edhe ndryshim të datës për lëshimin, por thashethemet tash për tash thonë se telefonat e ri do t’i shohim më së largu deri në fund të viti 2020.

Çka do të jetë ndryshe me iPhone të ri? Së pari, pritni katër versione të këtij telefoni, pra iPhone 12, iPhone12 Max, iPhone12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, shkruan Texh Radar.

Është e ngjashme me serinë e iPhone 11, por këtu përfshihet edhe iPhone12 Max, që është telefon pak më i madh se tjerët, ndërsa iPhone Pro Max do të jetë pak më i madh por me specifika më të mira, transmeton KOHA.

Thuhet se në këta telefona do të përfshihet edhe teknologjia 5G dhe do të ketë ndryshimin më të madh të dizajnit që nga viti 2017, dhe natyrisht sistemin operativ iOS 14.