ZTE ka lansuar telefonin e ri Android, ZTE Nubia Z17 dhe vjen me ekran 5.5-inç Full HD me 1920x1080 pixels.
ZTE Nubia Z17 është i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835 dhe vjen me 8 gigabajt RAM e 128 GB memorie të brendshme.
Telefoni ka baterinë 3200 mAh dhe kamera të sofistikuara. Kamera kryesore është e dyfishtë me 16 megapixel, aq sa ka edhe kamera ballore.
Versioni me 6 gigabajt RAM do të kushtojë 411 dollarë, derisa ai me 8 GB 583 dollarë.
ZTE Nubia Z17 është smartfoni i parë i cili vjen me veçorinë e re për karikim të shpejtë, Quick Charge 4+.