Tech

Përshkallëzohet bojkoti publicitar ndaj FB

Përshkallëzohet bojkoti publicitar ndaj FB

San Françisko, 9 korrik – Shoqatat, origjina e një bojkoti publicitar kundër Facebook dolën të zhgënjyera nga një takim me shefat e tij dhe madje edhe më të vendosura për të galvanizuar qindra markat që i kërkojnë rrjetit social të luftojë më mirë kundër përmbajtjeve me urrejtje dhe të dëmshme.

“Jam shumë e zhgënjyer që Facebook vazhdon të refuzojë që të tregohet i përgjegjshëm përballë përdoruesve të tij, reklamuesve të tij dhe shoqërisë në përgjithësi”, theksoi Jessica Gonzalez, bashkëkryetare e shoqatës ”Free Press”, pas takimit me video-konferencë me Mark Zuckerberg, themelues dhe drejtues i Facebook, dhe numrin dy, Sheryl Sandberg.