Tech

Raporti i ri: Kosova ka ndërmarrë hapa kritikë në sigurinë kibernetike

Raporti i ri: Kosova ka ndërmarrë hapa kritikë në sigurinë kibernetike

Kosova është përmirësuar në shumë fusha të kapacitetit të sigurisë kibernetike dhe ka një kuptim gjithëpërfshirës të mangësive ekzistuese dhe mundësive për ndërtimin e kapaciteteve në vitet e fundit, thotë raporti i ri i vlerësimit të sigurisë kibernetike.

Raporti përdorë metodologjinë e Modelit të Pjekurisë së Kapacitetit (CMM) të Sigurisë Kibernetike për Kombet, të zhvilluar nga Qendra Globale e Sigurisë Kibernetike (GCSCC) të Universitetit të Oksfordit.