Tech

Brazili vendi i parë në botë ku paguan me Whatsapp

Brazili vendi i parë në botë ku paguan me Whatsapp
 

Rio De Zhaniero, 17 qershor – Aplikacioni Whatsapp ka nisur pagesat digjitale në Brazil duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë.

“Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave më të lehtë sesa ndarjen e fotografive, gjithashtu po lejojmë që bizneset e vogla të bëjnë shitje direkt brenda WhatsApp-it”, shkruan Mark Zuckerberg në Facebook.