Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka deklaruar për BBC-në se do të heq çdo përmbajtje që do të shkaktojë “dëm të menjëhershëm” ndaj përdoruesve.
“Edhe nëse ndonjë prej tyre nuk do të qojë te dëmi i menjëhershëm fizik, nuk duam që keqinformimet të jenë përmbajtja që po bëhet virale”, ka thënë Zuckerberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë hequr edhe deklarimi i presidentit të Brazilit, Jair Balsonar, se shkencëtarët kanë dëshmuar se ka një ilaç për koronvirusin.
Kjo sipas tij është hequr pasi thotë se nuk ishte e sigurt.
Ai po ashtu ka thënë se Facebook ka larguar përmbajtjet nga grupet që thonë se rrjetet digjitale 5G janë shkaku i përhapjes së virusit dhe në disa raste edhe kanë inkurajuar të dëmtojnë antenat.
Facebooku së fundi ka larguar përmbajtjet e teoricienit të konspiracioneve David Icke, për shkelje të vazhdueshme të rregulloreve në postim keqinformues.
Icke ka thënë se rrjeti telefonik 5G ka lidhje me përhapjen e virusit dhe në një video tjetër ka thënë se një grup i hebrenjve është prapa virusit.