Shifrat nga shitjet online kanë ndryshuar shumë në kohën e COVID-19. Në këtë periudhë janë rritur kompanitë vendore, ndërsa kompanitë ndërkombëtare të shitjes përmes internetit kanë pësuar rënie.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganës, ka treguar se ka rënie të përgjithshme të porosive nga jashtë, raporton KOHA.
Rënie ka vërejtur edhe në Postën e Kosovës.
Debatik Hoxha, udhëheqës i biznesit në Gjirafa, ka thënë se ata si kompania më e madhe brenda vendit për shitje online kanë pasur më shumë punë gjatë izolimit.
Sipas Hoxhës, kanë ndryshuar edhe sjelljet e konsumatorëve të moshave të ndryshme.
Rritja sipas tij, ka bërë që të mos ketë shkurtim të vendeve të punës në Gjirafa.
Shitjet përmes internetit nga kompanitë vendore si Gjirafa, janë rast i rrallë prej ku është shënuar rritje në periudhën e pandemisë.