Tech

Asus lanson 5 laptopë të rinj super të fuqishëm

Asus gjatë konferencës për shtyp në Computex Taipei 2017, ku ka lansuar plot 5 laptop të rinj, transmeton Koha.net.

ZENBOOK FLIP S

Flip S është “më i holli në botë që konvertohet” sipas shefit të Asus, Jonney Shih. Ai është 10.9mm i hollë, që sipas Asus është 20% më i hollë se MacBook, ndërsa peshon 1.1kg.

Image

Beterinë e mban 11.5 orë, procesorin Core i7, një portë të vetëm USB-C, ekranin 13.3 inch me rezolucion 4K, ndërsa çmimi i tij fillestar është 980 euro.

ZENBOOK PRO

Zenbook Pro i ri ka kartelën grafike Nvidia GTX 1050Ti GPU, ekranin 15.6 inch 4K, procesorin i7, është i hollë 18.9mm, baterinë e mban 14 orë, çmimi fillestar 1,100 euro.

Image
Image

ZENBOOK 3 DELUXE

Asus e ka quajtur ZenBook 3 Deluxe, “laptopi më prestigjioz në botë”, dhe “laptopi më i hollë në botë”, i cili është 12.9mm i hollë, ekranin 14 inch, procesorin i7, ndërsa çmimi i tij fillon prej 1,070 euro.

Image
Image

VIVOBOOK S

VovoBook S është një laptop që kushton 450 euro, 17.9mm i hollë, procesorin Core i7, grafikën Nvidia GTX 940MX GPU e ekranin 15 inch.

Image
Image

VIVOBOOK PRO

VivoBook Pro ka ekranin 15.6 inch me rezolucion 4K, procesorin Core i7, i cili kushton 799 euro.

Image
Image