Tech

Hakerë të huaj sulmojnë punën kërkimore për COVID-19

 

Një zyrtare e lartë e FBI-së për sigurinë kibernetike tha të enjten se hakerë të qeverive të huaja kanë ndërhyrë në rrjetet e kompanive që kryejnë kërkime për kura të mundshme për COVID-19, sëmundjen e frymëmarrjes nganjëherë fatale, që shkakton koronavirusi.

Zv.ndihmës drejtorja e FBI-së Tonya Ugoretz u tha pjesëmarrësve në një panel në internet, të organizuar nga Instituti Aspen, se FBI-ja kohët e fundit kishte parë hakerë të mbështetur nga shtete të huaja që gjurmonin përreth një seri institucionesh të kujdesit shëndetësor dhe institucionesh kërkimore.